Rreth Gentli

Historia e ndërmarrjes tregtare Gentli Shoes është histori e afarizmit të dy brezave të një familjeje, të cilët ia përkushtuan dashurinë dhe pasionin tregëtisë me mjetin transportues më të përdorur të të gjitha kohërave, këpucën. Shkelzen dhe Suzana Domi vendosën të kyçen në tregëti me këpucë duke e hapur shitoren e parë në vitin 1991. Fillimisht e orientuar vetëm kah këpucët e lëkurës, veprimtaria e Gentli Shoes zu të zhvillohej me hapa të paparashikueshëm, duke e vendosur firmën shpejt në pozitë udhëheqëse të tregut të këpucëve në Kosovë. Pas luftës së viteve 1997-1999, firma Gentli Shoes doli plotësisht e shkatërruar duke u detyruar të rifillojë nga fillimi. Besnik ndaj arsyes që "t'i shtojmë vlerë jetës së klijentëve tonë" duke ofruar këpucë të cilësisë europiane, ne krijuam hapësirë për bashkpunim me prodhuesit e njohur europian: Ciciban, Clarks, Vagabond, Fly London, Ara, Imac, etj., të cilët i përfaqësojmë ekskluzivisht në tregun kosovar të këpucëve. Të hyrat financiare, si një ndër qëllimet kryesore të afarizmit, ne në Gentli Shoes i konsiderojmë matës të suksesit si dhe tregues të stabilitetit të përgjithshëm. Sidoqoftë, filozofinë tonë afariste e mbështesim në një ide të vetme: qëllimi në shërbim të arsyes, në të cilën gjetëm dhe vazhdojmë të gjejmë frymëzim për zhvillim të mëtejmë. Sot jemi të pranishëm në pikat kryesore tregtare të Prishtinës me pesë shitore, nëpërmjet të të cilave mundohemi të shfaqim dashurinë tonë për këpucën dhe për jetesë cilësore.