Çfarë është Cashback?
CASHBACK – Është kartela e lojaliteti që ne ju ofrojm!
Niveli i Cashback-ut përcaktohet në bazë të blerjes që bëni brenda periudhës një vjeçare. Për çdo euro të shpenzuar, juve ju kthehet një vlerë e caktuar në kartelën knAPP.
Cashback fiton në çdo blerje. Mirëpo mund të shfrytëzohet vetëm tek artikujt me çmim të plotë!
Vlera e kthyer pëcaktohet nga shuma e shpenzuar brenda një viti, nga momenti që keni filluar të shpenzoni.
Cashback nuk fiton kur ju nuk jeni të kyçur në llogarinë tuaj dhe atëherë kur porosia bëhet nga ana e stafit tonë (shërbimit ndaj klientit).
Këtë vlerë të fituar, ju mund ta përdorni në aplikacionin ‘Gentli’ dhe në dyqan.
Nivelet e Cashback-ut
- Standard (deri 199.99€) / cashback 2 cent për çdo euro të shpenzuar.
- Silver (nga 200€ deri 399.99€) / cashback 5 cent për çdo euro të shpenzuar.
- Gold (nga 400€ deri 599.99€) / cashback 7 cent për çdo euro të shpenzuar.
- Platinum (nga 600€ deri 999.99€) / cashback 10 cent për çdo euro të shpenzuar.
- Diamond (mbi 1,000€) / cashback 15 cent për çdo euro të shpenzuar.
Si përllogaritet Cashback?
Shembull:
- Nëse ju bleni një produkt në vlerë prej p.sh. 180€ atëherë Cashback-u juaj do të jetë 3.60€. Kështu fitoni nivelin ‘Standard” të Lojalitetit në knAPP.
(pra 180€ x 2 cent = 3.60€)
- Nëse ju brenda vitit bëni blerjen e dytë p.sh. në vlerë 50€ ju kaloni në nivelin “Silver” (sepse tashmë keni blerë 180€ + 50€ = 230€) duke fituar Cashback 5 cent për çdo Euro të blerjes së dytë (pra 50€ X 5 cent = 2.50€.)
- Nëse brenda vitit (që nga blerja e parë) ju bëni blerjen e tretë p.sh. 200€ ju kaloni në nivelin “Gold” (sepse tashmë keni blerë 180€ + 50€ + 200€ = 430€) duke fituar Cashback 7 cent për çdo Euro të blerjes së tretë (pra 200€ x 7 cent = 14€.)
- Me rastin e blerjes së katërt ju do të mundni të shfrytëzoni Cashback-un e akumuluar prej 20.10€ (d.m.th. 3.60€ + 2.50€ + 14€ = 20.10€).
Ky është vetëm një shembull sa për ilustrim, ngaqë ju mund të shfrytëzoni vlerën e akumuluar të Cashback prej blerjes së dytë e tutje, jo më vonë se 3 vjet pas blerjes së fundit.