1. Kur do të më arrijë porosia?

Do të pranoni një e-mail që porosia juaj është realizuar me sukses. Pasi që porosia është realizuar, ju do të pranoni një email që tregon se porosia juaj është verifikuar dhe është nisur. Ju lutem vini re, porosia juaj do të arrijë brenda 48 orëve (e hënë – e shtunë) pas verifkimit. Ndërsa në raste të ofertave, zbritjeve të ndryshme, porosia mund te arrijë në më shumë se 48 orë.

  1. Në rast se nuk më përshtatet produkti, si mund ta bëjë ndërrimin?

Koha e ndërrimit të artikullit duhet të bëhet brenda 14 ditëve me kuponin fiskal. Mund të bëni ndërrim në pikën më të afërt të Gentli Shoes, të kontaktoni në numrin e telefonit (+383) 044/480 -100 apo të kontaktoni përmes rrjeteve sociale facebook, instagram, viber, whatsapp. Shpenzimet postare për ndërrim të artikullit i takojnë blerësit, por Gentli ka të drejtën e ndryshimit.

Mirepo, në artikujt e blerë me ofertë pranohet vetëm ndërrimi (jo kthimi).

  1. Transporti?

Në Republikën e Kosovës çmimi i transportit është 2 euro.

  1. Reklamacionet dhe Kthimet?

Të gjitha reklamacionet mund t’i bëni brenda 30 ditëve nga momenti i blerjes së produktit, ndërsa kthimin e produktit mund ta bëni brenda 14 ditëve. Si për reklamacion dhe kthim duhet të posedoni KUPONIN FISKAL. Të hollat ju kthehen në të dyja rastet. 

  1. Cilat janë mënyrat e pagesës?

Pagesat mund të bëhen kesh (me para në dorë) ose me kartel. 

Pagesat me kartel bëhen nga të gjitha bankat që gjenden në Republiken e Kosovës. 

Pagesat me keste mund t’i beni vetëm me banken TEB.

  1. Pse më është anuluar porosia?

Mund të ndodh që porosia juaj të anulohet për arsye të ndryshme, si probleme teknike, probleme me transportin (postën) ose gabime të ndryshme gjatë realizimit te porosise. Mirëpo për çdo anulim të porosis suaj, ju do të njoftoheni përmes emailit, numrit të telefonit apo rrjeteve sociale.

  1. Dua të anluoj porosin që kam bërë, si mund ta anuloj?

Për të anuluar porosin që keni bërë, ju mund të na kontaktoni në numrat tanë të telefonit ose të na shënoni në rrjetet tona sociale.

  1. Kam shënuar të dhënat e porosis gabim, si mund t’i ndryshoj?

Për çdo gabim gjatë porosis, si p.sh. Në numër të telefonit, në adresën që keni shënuar, numrin e artikullit, etj., ju mund të na kontaktoni në numrat e telefonit ose të na shënoni në rrjetet tona sociale.

  1. Si mund ta di, nëse kam realizuar porosinë me sukses?

Pasi që ta bëni porosinë, do të pranoni një e-mail ku shkruan se pranuam porosinë tuaj. E-maili i dytë do të ju vie në momentin që porosia është verifikuar.

  1. A mund të bëjë porosi në linjën telefonike apo edhe përmes rrjeteve sociale?

Ne jemi të gatshëm të ju ofrojmë ndihmë ashtu siq ju dëshironi. Mund të bëni porosi përmes faqes së internetit, aplikacionit rrjeteve sociale dhe përmes linjës telefonike.

  1. A mund te blejme edhe ne qe jetojm jashtë Kosoves?

Ne Gentli mund të bleni në tri shtetet, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedonin e Veriut, si Online ashtu edhe në dyqane.

Faqja e Gentlit në Shqiperi: www.gentli.al

Faqja e Gentlit në Maqedoni: www.gentli.mk

Po ashtu edhe dyqanet e Gentlit mund t’i gjeni në:

Tiranë – Qendra tregtare “Toptani”

Tiranë – Qendra tregtare “Tirana East Gate (TEG)”

Shkup – Qendra tregtare “East Gate”